Ashtu siç flitej në media, tashmë është zyrtare. Fiorentina shkarkoi trajnerin e saj, Vincenzo Montella, pas humbjes 1-4 në shtëpi kundër Romës. Italiani kishte arritur të gruumbullonte vetëm 1 pikë në 6 ndeshjet e fundit në Seria A dhe drejtuesit nuk kishin më kohë për të humbur.
‘’Fiorentina ka shkarkuar trajnerin Montella nga detyra. Pas një analize të gjatë duke parë rezultatet dhe performancën e ekipit, bordi drejtues mori vendimin për shkarkimin e trajneri. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë si dhe i uron fat. Trajneri i ri do të shpallet në ditët në viijm,’’ shkruhet në statusin e klubit vjolë.
Trajneri që drejtuesit preferojnë është Luciano Spalleti. Ai ende vazhdon të jetë nën kontratë me Interin dhe deri në maj situate është e komplikuar. Emrat e tjerë të cilët mund të jenë kandidat për stolin e Fiorentinës janë, Cesare Prandelli, Di Biagio dhe Beppe Iachini. /abcnews.al
ACF Fiorentina comunica di aver sollevato Vincenzo Montella dall’incarico di allenatore della Prima squadra.
➡️ https://t.co/P7SUa2fUQG pic.twitter.com/7fhEwp2Ykp
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) December 21, 2019