Rezultatet negative sjellin përplasje, debat i ashpër i Neymar me drejtorin sportiv në dhomat e zhveshjes

schedule12:07 - 12 Shkurt, 2023

schedule 12:07 - 12 Shkurt, 2023

Viti i ri nuk po shkon ende mirë për PSG, të cilët kanë humbur tre dhe kanë barazuar një nga shtatë ndeshjet e ligës në vitin 2023, si dhe është eliminuar nga Kupa e Francës.

Pranë kanë përplasjen në Champions League kudnër Bayern Munich, me Mbappe dhe Messi të dëmtuar të cilët janë në dyshim për këtë sfidë tepër të rëndësishme. Pengesa e fundit erdhi në Monaco, ku u mposhtën me rezultatin 3-1.

Sipas “L’Equipe”, ka pasur një diskutim të ashpër mes disa anëtarëve të skuadrës dhe drejtorit sportiv Luis Campos, i cili qortoi lojtarët për mungesën e agresivitetit, ndër të tjera. Kjo nuk u pëlqeu të gjithëve, veçanërisht dyeshes braziliane Marquinhos dhe Neymar, për të cilët problemi i PSG-së nuk ishte agresioni.

Mesa thuhet të dy palët kanë shkëmbyer fjalë të nxehta në portugalisht, gjuha amtare e tyre. Ky debat befasoi të tjerët pasi ishte shumë i ashpër. Neymar kishte dalë i zemëruar nga fusha, ku u pa duke bërë gjeste dhe duke sharë në faza të caktuara të ndeshjes. Ai madje përdori fjalë kritike ndaj disa prej shokëve të tij, ku më i prekuri ishte sulmuesi i ri Hugo Ekitike.

PSG përballet me një provë të vështirë të martën kundër Bayernit, dhe jo në kohën më të mirë. Tensionet në dhomën e zhveshjes, dyshimet për formën dhe dëmtimet e dy lojtarëve të tyre kryesorë nuk po ndihmojnë. Finalja e parë e madhe e sezonit për parizienët është tashmë në Champions./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!