Rezultatet e testeve klinike: Vaksina e Moderna-s, 94.5% efektive në parandalimin e Covid-19

schedule13:16 - 16 Nëntor, 2020

schedule 13:16 - 16 Nëntor, 2020

Kompania farmaceutike amerikane Moderna ka njoftuar se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit ka rezultuar të jetë 94.5% efektive në parandalimin e sëmundjes.

Së bashku me vaksinën e Pfizer, që po ashtu thuhet të jetë më shumë se 90% efektive dhe në pritje të më shumë të dhënave të sigurisë dhe rishikimit rregullator, SHBA mund të ketë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent.

Një analizë e përkohshme e lëshuar të hënën, dhe bazuar në testimin e 95 pacientëve të infektuar, zbuloi se vaksina kandidate ka një efikasitet prej 94.5%.

Kompania njoftoi se tani planifikon të aplikojë tek rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Vaksina e zhvilluar nga Moderna nuk pritet të jetë në dispozicion jashtë SHBA deri vitin e ardhshëm.

Kompania bioteknologjike tha se do të ketë 20 milion doza të gatshme për t’u dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe shpreson të prodhonte 500 milion të tilla deri në një miliard doza globale vitin e ardhshëm. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!