Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, tha se sipas EXIT POLL-eve janë të parët për nga numri i votave.
Në një konferencë për media ai theksoi se po presin rezultatet të komisionerëve të tyre dhe rezultatet finale të KQZ-së.
“Kanë qenë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne këtu jemi sonte pavarësisht asaj që i kemi marrë rezultate nga EXIT POLL-i nga kompanitë më kredibile që ne jemi të parët. Ne jemi duke pritur rezultatet, posa ti marrim rezultatet përfundimtare edhe nga komisionerët tanë, do të dalim të ju njoftojmë për rezultatet përfundimtare”, tha Vitia.
Nga rezultatet e deritanishmë në Prishtinë, po prin Përparim Rama i LDK-së me 52.36%. Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia deri tani ka 47 % të votave.