“Rezultatet e censit, në qershor”, Dhuli: Ka pasur qytetarë që refuzuan të përgjigjen. Gjobat? Publikohen në fund të procesit

schedule12:46 - 16 Janar, 2024

schedule 12:46 - 16 Janar, 2024

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në një deklaratë për mediat theksoi se të dhënat përfundimtare të cvensit të banesave dhe popullsisë do të publikohen në Qershor. Ajo theksoi se rezultatet do të ofrojnë një bazë të fortë për të ndërmarrë politika të caktuara dhe kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve.

“Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve. Grumbullimi i të dhënave shkurton shumë procese që lehtësojnë afatet për pastrimin. Është një database, e cila ka nevojë për tabulim, prandaj dhe qershori është periudha më e mirë. Brenda 27 muajve sipas rregullores së BE, është një kohë e gjatë që të sigurohen të dhënat e censit, është një praktikë e njëjtë si për të gjitha vendet. Grumbullimi i të dhënave ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, ka përfunduar dhe grumbullimi i të dhënave për anketën pas censit. Tani jemi në fazën pastrimit të databazës dhe më pas do të kalojmë tek tabulimi dhe përgatitja e materialit shkrimor që do të jetë informuese për publikimin.”, u shpreh Dhuli.

Sa i përket masave administrative për personat ndaj të cilëve janë konstatuar shkelje në lidhje me këtë proces, Dhuli tha se do të gjobat do të analizohen dhe publikohen në fund.

“Për një numër të sajtë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, shtoi Dhuli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!