Një fitore e vuajtur dhe dy barazime ndaj Bochum e Heidenheim. Kjo është deri më tani “pasqyra” e rezultateve të “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, në këtë fillim sezon të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Këto rezultate kanë “tërbuar” goxha tifozët e “verdhezinjve”, të cilët kanë filluar menjëherë një “fushatë” në rrjetin social “Tëitter”, ku kërkohet largimi i teknikut aktual, Edin Terzic dhe zëvendësimi i tij, me ish-teknikun e Bayern, Julian Nagelsmann.
Megjithatë, deri më tani bordi i skuadrës nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe nuk ka marrë asnjë vendim mbi të ardhmen e Terzic dhe pritet që të hidhet më shumë dritë, mbi të ardhmen e këtij të fundit, pas transfertës së 16 shtatorit ndaj Freiburg. /i.m /abcnews.al