Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, përplasje Nikolla-Alibeaj: Vendimi është marrë pa praninë time

schedule11:34 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:34 - 14 Korrik, 2022

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare për këtë të enjte. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për gjenocidin në Kosovë ka përplasur në fillim të seancës kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryeparlamentaren  Lindita Nikolla.

Si anëtar i Konferencës, Alibeaj tha se mund të sigurojë që nuk është mbajtur një takim, ndërsa Nikolla u shpreh se mbledhja është bërë dhe se votimi mund të shihet në procesverbal.

Alibeaj: “Po abuzoni për të disatën herë me pozicionin tuaj. Sapo thatë që është vendosur në konferencën e kryetarëve që rezoluta për gjenocidin serb do kalojë për votim. Nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur. Nuk ka si të vendoset. Rregullorja e ka të qartë se cilat janë hapat proceduriale. Duhet përcaktuar dita dhe data kur seanca duhet të debatojë. Rregullorja përcakton edhe faktin tjetër që duhet të ishte ajo data tjetër brenda 274 qershorit. Jeni me shkelje të procedurës por po thoni edhe diçka që nuk është e vërtetë. Duhet për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani por mbi të gjitha për të bërë nderin e duhur lidhur me detyrimin moral që ky kuvend ka.

E kaluam radhës së kaluar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe nuk kalojmë gjenocidin serb në Kosovë. Ju merrni përsipër të thoni gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Seanca jonë duhet të jetë projektrezoluta jonë. Nuk ka rrugë tjetër. Është mundësia juaj e fundit për të korrigjuar këtë vendim.”

Nikolla: “Ka një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Pro keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!