Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Balla: Nuk mund të vendosen paralele mes krimeve serbe dhe kauzës së UÇK

schedule10:47 - 21 Korrik, 2022

schedule 10:47 - 21 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka paraqitur para Kuvendit projekt rezolutën kundër raportit të Dick Marty, ku hidhen akuza për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë luftës në këtë të fundit,

Pjesë nga fjala e Ballës:

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin legjitimitetit të luftës heroike çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendoset kurrsesi paralele mes masakrave njerëzore përdhunimeve, krimeve të luftës, nga drejtues të makinerisë luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovës dhe integritetit dhe kauzës së drejtë të luftës së UÇK. Bazuar në parimin se çdo dyshim për kime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor.

Hetimet e thelluara nga task forca e BE dhe zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte edhe duhet të konsiderohen si të tilla nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Si rezultat kemi prezantuar para  Kuvendit këtë rezolutë.

Synimi është t’i kërkojmë asamblesë parlamentare të PE, te realizojë një raport vijues dhe për pasojë rishikim të rezolutës së vitit 2011, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit. Jam i bindur që kjo rezolutë do ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!