Rezistenca e grave në Ballsh, naftëtaret: Kemi marrë mesazhe kërcënuese që të lëmë grevën

schedule10:56 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:56 - 5 Nëntor, 2020

Grevistet e Ballshit nuk kanë hequr dorë nga greva e urisë.

Ndërsa situata e tyre vijon të mos marrë asnjë zgjidhje, gjendja e tyre shëndetësore mbetet shqetësuese.

Në ditën e 22 apeli i tyre shkon për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Thonë se duan vetëm bukën e gojës, së premtuar nga kryeministri Rama.

Gratë u shprehën se kanë marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese ku iu është kërkuar që të ndërpresin grevën e urisë.

Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga momenti i fillimit të grevës së urisë naftëtarët thonë se askush nga qeveria nuk ka shkuar për të dialoguar.

/abcnews.al/