Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka shkuar në Bubq, ku ka inspektuar punimet në apartmentet që po ndërtohen, pasi ato të parat i shkatërroi tërmeti i Nëntorit.
Ai ka premtuar që në fund të kësaj vere, 120 familje do kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale.
Ndër të tjera, në një moment Rama ka thënë se do të bëhet një rezidencë si e të pasurve po për njerëzit e varfër./abcnews.al

