Rezervuari i naftës përfshihet nga zjarri në afërsi të aeroportit të Soçit

schedule09:18 - 20 Shtator, 2023

schedule 09:18 - 20 Shtator, 2023

Një rezervuar nafte është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure pranë një aeroporti në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi.

Mediat e huaja kanë postuar një video të një reje të madhe tymi që ngrihej mbi qytet. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, kanë bërë të ditur nga zyra e kryebashkiakut.

“Deri më tani nuk raportohet për dëme”, ka thënë Alexei Kopaigoroskyi.

Në anën tjetër, shpërthimi i zjarreve në territorin rus janë bërë të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!