Rezervonte bileta udhëtimi për klientët dhe pas pagesës i anulonte, arrestohet operatorja turistike në Tiranë

schedule13:24 - 10 Shtator, 2024

schedule 13:24 - 10 Shtator, 2024

Një 27-vjeçare që punonte operatore në një kompani turistike në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë.

Mësohet se ajo rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pas pagesës i anulonte ato.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasen 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike, rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anulimin e biletave”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!