Rezervim për gjel deti/ Çmimi është shtrenjtuar. Fermerët: Shesim vetëm me porosi, janë rritur kostot

schedule15:29 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:29 - 5 Dhjetor, 2023

Gjeli i detit kushton më shumë këtë dhjetor.

Në Peqin, që njihet si shtëpia e këti shpendi, çmimi është afro 200 lekë më shumë për kilogram se një vit më parë.

Fermerët të cilët merren me mbarshtrimin e gjelit të detit thonë se janë detyruar të rrisin çmimet për shkak të kostove të larta.

Pavaresisht shtrenjtimit thuajse te gjithe shpendet i kane te porositura.

Tregojnë se është e mundimshme t`i rrisësh e mbash.

Fermerët thonë se tegojnë kujdes të veçantë për ushqyerjen e gjelave të detit duke përdorur kullotat natyrale.

Të martën në Peqin u mbajt edhe një panair, ku përveç fermerëve të pranishëm ishin edhe Presidenti begaj dhe kryetari bashkisë.

Në Peqin e fshatrat përreth për cdo vit mbarshtrohen mbi 27 mijë gjela deti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!