Rezerva për agjentët e BKH? Kreu i SPAK: Kemi hetues shumë të mirë, por ka edhe nga ata që lënë për të dëshiruar

schedule12:53 - 14 Prill, 2025

schedule 12:53 - 14 Prill, 2025

Kreu i SPAK Altin Dumani, është shprehur se ashtu si në çdo institucion edhe në BKH ka hetues shumë të mirë. Megjithatë ai theksoi se ka edhe nga ata që lënë për të dëshiruar.

Lediona Riza: A janë në lartësinë e duhur agjentet e BKH a keni më rezerva për punën e tyre dhe anën profesionale?

“Unë edhe herën e kaluar e kam thënë si në çdo institucion kemi hetues shumë të mirë, që të zbardhim faqen, por ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar”, u përgjigj Dumani.

Gjithashtu gjatë raportimit vjetor për vitin 2024 në KLP, kreu i SPAK, u shpreh se ka pasur një rritje të denoncimeve nga ana e qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!