Rezarta Shkurta pas lirimit të Ermal Hoxhës: Familja ime u bashkua

schedule22:15 - 17 Shtator, 2018

schedule 22:15 - 17 Shtator, 2018

“Familja ime e vockël u bashkua”. Kështu shkruan pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu bashkëshortja e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta. Në një postim në rrjetin social Instagram të shoqëruar edhe nga një video, ku shfaqen Ermal Hoxha me të bijën, Shkurta shkruan:

“Familja ime e vockël u bashkua, faleminderti për çdo fjalë dhe mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira. Uroj nga zemra për secilin nga ju të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetën tuaj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by rezartashkurta (@rezartashkurta) on

Ermal Hoxha u lirua sot nga burgu pasi kreu 6 vite e 8 muaj burg, i akuzuar për trafik narkotikësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!