Pas ndeshjes së djeshme ndaj Hellas Veronës, Spezia është rikthyer menjëherë në fushë sot për t’u përgatitur për derbin e Ligurisë ndaj Genoas, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në Marassi.
Stërvitje për djemtë që dolën dje në fushë, ndërsa të tjerët kryen ushtrime tekniko-taktike dhe zhvillime sulmuese. Lajm i mirë për Thiago Motta-n, lexojmë në raportin zyrtar të klubit i cili mirëpriti përsëri në grup Kovalenkon, Manaj, Hristov dhe Nzola, rezultate negative për tamponet dhe sërish në dispozicion të trajnerit të Spezias./ h.ll/abcnews.al