VIDEO/ Rey Manaj një “Matador” i vërtetë, sulmuesi kuqezi nuk ndalet me golat në Turqi

schedule09:02 - 29 Janar, 2024

schedule 09:02 - 29 Janar, 2024

Rey Manaj nuk ka ndërmend të ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të shënojë sërish me fanellën e Sivasspor.

Këtë herë “viktima” e radhës e lushnjarit është Besiktas, me Manaj që ka shënuar një gol fantastik në minutën e 6-të të takimit. 26-vjeçari shënoi golin e avantazhit për 1-0 për Sivasspor.

Kujtojmë se ky është goli numër 15 i tij në këtë sezon me fanelën e skuadrës turke. 4 prej të cilëve janë shënuar në Kupën e Turqisë./ h.ll/abcnews.al