Rey Manaj është shumë pranë kalimit te Watford në Championship. Klubi anglez është në bisedime të avancuara me Barcelonën për sulmuesin.
Mediat në Spanjë raportojnë se Watford nuk do të paguajë për transferimin e lushnjarit të kombëtares shqiptare.
Manaj është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, që do të përfshijë në marrëveshjen me Watford një klauzolë që i jep mundësinë të përfitojë nëse sulmuesi shitet në të ardhmen.
Getafe ishte klubi i LaLiga që po tentonte ta merrte Manajn, por tani gjithçka ka ndryshuar dhe Watford është favorit për shërbimet e tij. / abcnews.al