Rexhep Selimi paraqitet para Speciales të mërkurën

schedule19:56 - 6 Nëntor, 2020

schedule 19:56 - 6 Nëntor, 2020

Dhomat e Specializuara kanë bërë me dije se Rexhep Selimi do të dalë të mërkurën e 11 nëntorit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se në orën 11:00 të datës 11 nëntor, do të behët dhe paraqitja e parë publike e Rexhep Selimit.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër./abcnews.al