Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, që mbahet në masën e arrestit shtëpiak për shpërdorim detyre, rezulton se ka marrë leje nga SPAK në mënyrë që disa ditë më parë të paraqitej në institucionin që ai drejton, ndryshe nga sa ka pretenduar publikisht PD që zyrtari vendor ka thyer masën e sigurisë.
Arsyeja e lejes, që sipas avokatit të tij mbrojtës Artan Lami është miratuar nga SPAK, është firmosja e buxhetit në mënyrë që të kalonin pagat e punonjësve të bashkisë.
Nga ana tjetër, SPAK ka mbyllur hetimet dhe me datë 13 dhjetor do t’i komunikojë Byberit zyrtarisht akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në dy raste.
Sipas SPAK, Byberi ka shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak./abcnews.al