Revolucion te Tirana, ikin drejtori sportiv dhe menaxheri i skuadrës

schedule19:20 - 22 Shtator, 2020

schedule 19:20 - 22 Shtator, 2020

Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, ka konfirmuar largimin e tij nga klubi bardheblu. Nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij, drejtori sportiv konfirmoi largimin e tij nga posti drejtues.

“Më mirë të largohesh si kampion. Faleminderit”, shkroi Laçi mbi foton e publikuar, ku shihet ai së bashku me presidentin e kampionëve të Shqipërisë, Refik Halili.

 

Në vend të Arb Laçit nuk dihet kush do të jetë. Pak ditë më parë Tefik Osmani, i cili e mbylli me futbollin e luajtur, u emërua drejtor teknik i Tiranës. Laçi ishte pjesë e Tiranës prej disa vitesh, pasi kishte mbuluar disa pozicione.

Së bashku me ish-trajnerin Ardian Mema ishin arkitektët e Tiranës së vitit të shkuar, që u shpall kampione e Shqipërisë për 100 vjetor. Laçi nuk është i vetmi që largohet. Edhe menaxheri i ekipit, Mario Nikolli, e ka mbyllur me kampionët e Shqipërisë. /abcnews.al

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2689418547980917

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!