Duket se kohës së Allegrit në stolin e Juventus po i vjen fundi.
Këtë gjë e ka konfirmuar mëngjesin e së premtes edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. Sipas Romanos, Juventus ka ofruar një ofertë tre vjeçare në drejtim të Thiago Motta. Drejtuesit e Juventus janë të bindur për teknikun e Bologna, pasi edhe puna e tij këtë sezon ka qenë kolosale, duke i kualifikuar edhe në Champions League.
Thiago Motta tashmë ka topin në fushën e tij, dhe vendimi final pritet të jepet nga ai, nëse do të qëndroj te Bologna apo do të shkojë të drejtojë Juventusin.
Nga ana tjetër, Allegri do të shkarkohet dhe kjo mund të ndodhë nga momenti në moment, por e sigurt është se trajneri italian nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në stolin e “Zonjës së Vjetër”./h.ll/abcnews.al