Revolucion në mjekësi, shpiken ngjitëset që raportojnë anomalitë e shëndetit: Pacientët do të shohin organet e tyre të brendshme

schedule11:21 - 1 Gusht, 2022

schedule 11:21 - 1 Gusht, 2022

Inxhinierët E Institutit Teknologjisë në Masaçusets (MIT) kanë krijuar një ngjitëse me madhësinë e një vule që mund të sigurojë imazhe të drejtpërdrejta me ultratinguj dhe rezolucion të lartë të enëve të gjakut dhe organeve të brendshme të pacientit.

Pajisja mjekësore mund të sigurojë imazhe të vazhdueshme me ultratinguj të organeve të brendshme për 48 orë, sipas një punimi shkencor të botuar në Science.

Ngjitëset, me përmasa 2 me 3 centimetra, ngjiten drejtpërdrejt në lëkurë dhe mund të mundësojnë diagnostikim dhe monitorim për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë disa sëmundje të zemrës, komplikime të lidhura me shtatzëninë dhe disa lloje kanceresh, raporton abcnews.al.

“Ne imagjinojmë se mund të kemi një kuti me ngjitëse, secila e projektuar për të nxjerrë imazhe nga një vendndodhje të ndryshme të trupit,” i tha Zyrës së Lajmeve MIT autori i studimit, Xuanhe Zhao, profesor i inxhinierisë mekanike dhe inxhinierisë civile dhe mjedisore në MIT. “Ne besojmë se kjo përfaqëson një përparim të madh në pajisjet dhe imazhet mjekësore.”

Ndërsa pajisjet aktualisht duhet të lidhen me një përçues për të prodhuar imazhe të qarta, inxhinierët po punojnë në krijimin e versioneve me valë që do t’i lejojnë pacientët t’i veshin pajisjet në shtëpi.

“Ne parashikojmë që më vonë disa pajisje të tilla, të ngjitura në trupin e pacientëve të komunikojnë me celularin dhe të përçojnë të dhëna në lidhje me problemet shëndetësore që mund të ketë. Ato do të analizohen pastaj përmes inteligjencës artificiale dhe do të ndihmojnë mjekët dhe pacientët”, tha ai duke shtuar se qytetarët do ta kenë të mundur që të shohin organet e tyre të brendshme përmes këtyre ngjitëseve.

Lexo KËTU studimin e plotë

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!