Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është shprehur i shqetësuar lidhur me shikueshmërinë e madhe që ka reality show “Big Brother”.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai thotë se nuk e kupton dot zgjedhjen e shikuesve, në krahasim me emisionet shkencore.
Deputeti ndihet i brengosur për edukimin që po marrin brezat.
“Nuk po arrij ta kuptoj shumfishin e shikueseve te emisioneve ‘Big Brother’ dhe shumë emisioneve si keto, duke pire duhan, e veprime te ngjajshme…, ne krahasim me shikuesit e emisioneve shkencore, qe trajtojne energjine dhe problemet te jetes. Kam brengosje per kahjen edukative te brezave!”, ka shkruar Kokaj./abcnews.al