“Revoltë” në tunelet e PSG, s’kanë marrë premiot e sezonit të shkuar

schedule08:57 - 13 Mars, 2021

schedule 08:57 - 13 Mars, 2021

PSG gjatë dekadës së fundit është shndërruar në një nga klubet më të pasur e më të fortë në botë, duke grumbulluar disa nga lojtarët më të mirë në tregun e madh europian.

Megjithatë, edhe PSG ka probleme financiare dhe këtë e zbulon së fundmi L’Equip. Gjiganti mediatik raporton se klubi nuk i ka shlyer të gjithë detyrimet ndaj lojtarëve, përsa i përket sezonit të shkuar.

Raportohet se lojtarët nuk kanë marrë ende bonuset, apo premiot, siç e përdorim në vendin tonë për skuadrat e Superiores. Kjo vonesë e klubit parizien në shlyerjen e pagesave ka sjellë irritimin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

I njëjti burim zbulon edhe udhëheqësit e kësaj “revolte”. Marquinhos dhe Keylor Navas mësohet të kenë dalë më shumë në skenë dhe t’i kenë shprehur klubit pretendimet e tyre. Ndërkohë, drejtori Leonardo bën deklarata se dëshiron Leo Messin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!