Revolta social-politike e Pleurad Xhafës në ekspozitën “papajtueshmëria si një akt dashurie”

schedule16:09 - 18 Prill, 2022

schedule 16:09 - 18 Prill, 2022

Mungesa e drejtësisë, varfëria, rritja e çmimeve dhe energjisë elektrike janë në qendër të artit të Pleurad Xhafës prej 15 vitesh. Raino Isto është qytetar amerikan, studiues dhe njohës i artit bashkëkohor shqiptar. Kësaj here ai ka kuruar ekspozitën e artistit Pleurad Xhafa “Papajtueshmëria si një akt dashurie”.

“Papajtueshmëria si një akt dashurie” merr si temë qendrore marrëdhënien e artistit me shoqërinë dhe me realitetet politike bashkëkohore. “Duke ndërthurur kujdesin, përballjen, kujtesën dhe sfidën, ekspozita paraqet një eksplorim të potencialit të veprimeve artistike kundrejt mbështetjes së narrativave të rezistencës dhe ndërprerjes së diskurseve mbizotëruese neokoloniale dhe neoliberale.”

Rain shpesh ka qenë pjesë e protestave në Shqipëri, për ta kuptuar më mirë situatën dhe artin e Pleurad Xhafës. Megjithëse amerikan, kritika ka për ambasadën e SHBA dhe ndërhyrjen e të huajve  në politiken shqiptare , sic prezantohet edhe në  këtë punë.

“Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri  duhet të ndërhyj më pak në politikën  shqiptare. Tashmë Shqipëria ka mbi 30 vite demokraci, ndaj politika shqiptare duhet të veproj vetë. Këtë e them jo vetëm për Amerikën, por edhe për BE.”

Puna më hershme është  kjo  e vitit 2009,  skulptura e krisur e Milton Friedman, ku shpreh politikën e neokapitalizmit.

“Tranzicioni i tejzgjatur në gjuhën e politikanëve është tinëzar, sipas kuratorit.”

Video ku shfaqet arma me të cilën u vra Benito Mussolini, artefakt që prezantohet në pavionin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, vjen e kontekstualizur.

Ekspozita “Papajtueshmëria si një akt dashurie “në galerinë e artit “Zeta”, prezanton vepra të reja të artisti, Pleurad Xhafa dhe një cikël punësh të përzgjedhura prej ndërhyrjeve dhe veprimtarisë krijuese të artistit gjatë pesëmbëdhjetë vjeçarit të fundit.

Në galerinë e artit “Zeta” në Tiranë, por kuratori Raino Isto shkruan se vepra e Xhafës sjell tek ne natyrën e menjëhershme dhe të hapur të veprimit, të veprimit vetjak dhe atij kolektiv, të një momenti transformues, rezultati i të cilit nuk është lehtësisht i parashikueshëm.

“Ashtu si aktet e dashurisë, ato përmbajnë një element vetëmohues: ku përllogaritjet zhduken, dhe ke gjithçka ose asgjë për të humbur. Artisti na tregon nevojën për të zgjedhur, për t’u pozicionuar, për të qëndruar të palëkundur e të papajtuar, sepse vetëm nga kjo gjendje papajtueshmërie mund të arrijmë të konceptojmë një veprim që krijon hapësira të reja të imagjinatës”, shprehet kuratori. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!