Revista People ka përzgjedhur aktorin Chris Evans si burrin më seksi të këtij viti. Përzgjedhja u shpall në “The Late Show With Stephen Colbert”. Evans, i cili për gati një dekadë luajti Captain America në filmat superheronjve të Marvel, merr stafetën nga një tjetër Avenger, aktori i njohur Paul Rudd.
“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur,” tha aktori për revistën People. “Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë.” Duke iu referuar komente nga shokët e ngushtë, ai tha me shaka: “Vërtet, kjo do të jetë vetëm një pikë bullizmi”.
/abcnews.al