Revista e shquar e Parisit, “Frans Futboll” jep tri arsye se përse kombëtarja franceze duhet të ketë frikë nga ndeshja me Shqipërinë. Revista përmend Bekim Balajn, Mërgim Mavrajn dhe trajnerin Edi Reja.
A thua edhe një superfuqi e tillë duhet të ketë frikë?
Aq më tepër kur luan ndaj njërës prej skuadrave modeste të Europës?
Revista e shquar e Parisit, “Frans Futboll” shkruan se Franca me të vërtetë duhet të trembet për ndeshjen ndaj Shqipërisë, këtë të shtunë.
Në numrin e kësaj jave, media e shkruar e përjavëshme thekson se ekziston tri arsye që, sipas saj, trajneri Didie Deshamp duhet të druhet nga ndonjë e papritur në “Stad dë Frans”.
Arsyeja e parë është fitorja e madhe e Shqipërisë në fushën e Portugalisë, në eleminatoret e Euro 2016-ës, arritur me golin e Bekim Balajt, ndonëse Kristiano Ronaldo nuk ishte në atë ndeshje.
Balaj do të jetë në kombëtare në Paris.
Arsyeja e dytë është Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi që shënoi gol në barazimin 1-1 të Shqipërisë në miqësoren e luajtur me Francën, në fushën e kësaj të fundit, dhe që “Frans Futbolli” e quan rezultat të turpshëm.
Së fundi, theksohet edhe fakti që trajneri I shqiptarëve, Edi Reja, ka miqësi personale me teknikun e shquar italian, Fabio Kapelo, dhe mund të ketë diskutuar me të për mënyrën sesi duhet ta luajë ndeshjen ndaj francezëve.
“Frans Futbolli” shton edhe se çdo nënvleftësim mund të jetë fatal, siç ndodhi në ndeshjen eleminatore të Europianit në fushën e Turqisë, që Franca e humbi 0-2.
/ABC News Albania 24/7