Gjermania, Holanda dhe Danimarka janë në bisedime për prokurimin e përbashkët të municioneve ndërsa kombet përpiqen të mbyllin boshllëqet në rezervat e tyre në mënyrë që të furnizojnë Ukrainën.
“Gjermania është e gatshme të hapë kontratat e saj kuadër [për prokurimin e municioneve] për partnerët tanë, siç u zotua ministri i mbrojtjes Boris Pistorius në fillim të këtij viti,” tha një burim për Reuters.
Burimi nuk ofroi asnjë detaj të mëtejshmë për llojin e municionit apo për shkallën./abcnews.al