Lionel Messi ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite.
Al-Hilal i ka dërguar 35-vjeçarit një ofertë zyrtare, sipas Reuters.
Më herët u raportua se në vendin e Lindjes së Mesme, argjentinasi do të mund të fitojë 400 milionë euro në vit.
Messi është ambasador i turizmit të Arabisë Saudite. Për një udhëtim në këtë vend pa leje, PSG e pezulloi sulmuesin për dy javë.
Është raportuar se Messi dhe PSG nuk do të rinovojnë kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Barcelona ka shprehur dëshirën për të rikhyer gjatë verës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Reuters