Reuters: Gjermania do të shkurtojë ndihmën për Ukrainën vitin e ardhshëm

schedule13:47 - 17 Korrik, 2024

schedule 13:47 - 17 Korrik, 2024

Gjermania do të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, sipas të dhënave nga propozimi i buxhetit të vitit 2025, të parë nga Reuters. Ndihma gjermane për Ukrainën do të reduktohet në katër miliardë euro në vitin 2025 nga rreth tetë miliardë euro këtë vit.

Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë shumicën e nevojave të saj ushtarake me paratë që ka nga asetet e ngrira ruse dhe se fondet e destinuara për armatim nuk do të përdoren plotësisht.

Dy ditë më parë, kandidati republikan presidencial Donald Trump emëroi si kandidatin e tij senatorin JD Vance, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka paralajmëruar se Evropa do të duhet të mbështetet më pak te Amerika për të mbrojtur kontinentin.

Deri më tani, Berlini i ka dhuruar Kievit tre njësi të mbrojtjes ajrore “Patriot”, më shumë se çdo vend tjetër, duke ulur numrin e sistemeve “Patriot” në Gjermani në nëntë./abcnews.al