Reus premton besnikëri, sulmuesi i gatshëm të pranojë ulje për të rinovuar

schedule15:39 - 9 Prill, 2023

schedule 15:39 - 9 Prill, 2023

Marco Reus dhe Dortmund janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Siç raporton “Bild”, mesfushori me tipare sulmues, të cilit i skadon kontrata në qershor, do të nënshkruajë edhe për një sezon tjetër. Në moshën 33-vjeçare, Reus ka vendosur të pranojë një ulje të konsiderueshme rroge, duke shkuar nga 12 milionë euro në vit që merr aktualisht në 7 milionë në rastin më të mirë.

Reus vazhdon të premtojë besnikëri për klubin në të cilin ai është rritur që në kategorinë e të rinjve dhe më pas në ekipin e parë që nga viti 2012. Dëri më sot, Reus ka luajtur 380 ndeshje zyrtare me Dortmund, me 161 gola të shënuar dhe 120 asistime./ h.ll/abcnews.al