Marco Reus po e shijon në maksimum fazën përgatitore. Kapiteni i Dortmund po punon fort dhe ndodhet në formë të mirë fizike. Largimin e Sanchos nuk e ka pritur mirë, por verdhezinjtë e zëvendësuan lojtarin me holandezin Donyell Malen.
“Kam vënë re diçka, sa më shumë kohë të kemi në verë për t’u përgatitur për sezonin e ri, aq më mirë është për mua. Kam nevojë për një gjë të tillë, për të arritur formën maksimale gjatë sezonit dhe për të zhvilluar futbollin tim.
Sancho? Më vjen që Jadon u largua, ai i ka dhënë shumë klubit tonë, por jam i lumtur që realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë. Nuk jam takuar akoma me Malen, por do e presim me krahë hapur kur të vijë këtu“, deklaroi kapiteni i Dortmund. /abcnews.al