Retegui gati për Evropën, “bomberi” italo-argjentinas në “shënjestrën” e “gjigandëve” të Serie A

schedule18:57 - 4 Prill, 2023

schedule 18:57 - 4 Prill, 2023

 

Pas golave me Kombëtaren italiane ndaj Anglisë në debutim e më pas Maltës, “bobmeri” italo-argjentinas, Mateo Retegui ka arritur të shënojë sërish teksa ka siguruar fitoren e ekipit të tij, Tigres, në Kampionat argjentinas me një gol në minutën e 99’-të duke e vënë sulmuesin “vrastar” në shënjestrën e ekipeve evropiane.

Sipas raportimeve të mediave italiane, “zikaltërit” e Interit janë në krye të garës për të siguruar shërbimet e “bomberi”, pasi sipas mediave ka një marrëveshje paraprake me lojtarin dhe familjen e tij.

Klubi milanez duhet të shikojë buxhetin për sezonin e ardhshëm pasi për të siguruar shërbimet e Reteguit, ata duhet të paguajnë shifrën e 18 milionë eurove në llogarinë e Tigresit. Në ndjekje të Reteguit është vënë dhe Atletico Madrid dhe Eintracht Frankfurt, të cilat duket se janë të gatshme për t’ia bërë punën sa më të vështirë “zikaltërve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!