Resuli: Specat shqiptare u groposën në Serbi, Open Balkan s’i vjen në ndihmë fermerit

schedule13:06 - 31 Janar, 2022

schedule 13:06 - 31 Janar, 2022

Specat e një eksportuesi shqiptar janë bllokuar në Serbi pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që lehtësoi lëvizjen e lirë të mallrave duke hequr kontrollet e dyfishta. Nga analizat që u përsëritën në Serbi në speca rezultoi një sasi pesticidesh, ndërkohë që analizat ishin kryer më parë në Shqipëri.

Për të diskutuar për këtë rast në “Abc Live” ishte i ftuar Ervin Resuli kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit vendor dhe Kapllan Sulajn, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në Universiteti Bujqësor. Sipas Resulit “Open Balkan” është një nismë politike që s’u vjen në ndihmë fermerëve

Pavarësisht propozimeve që kemi dorëzuar e sugjerimeve që kemi bërë asnjë nga këto kërkesa të fermerëve nuk merret në konsideratë, nuk trajtohet në seriozitetin e duhur por gjithmonë ka shpikje të brendshme. Këmbanat kanë rënë sa i përket qumështit të blegtorisë. Nëse shohim skemat mbështetëse të rajonit, ka mbështetje për farat e mbjella, funksionimit të laboratorëve të ndryshme. Fermerët janë ndeshur shpesh se përdorin një preparat dhe nuk marrin  rezultatet e duhura. Është kompleksi i mbështetjes zinxhir që ne na japin një element shumë të rëndësishëm. Maksimalisht duhet të plotësojmë nevojat tona por sot jemi të ekspozuar ndaj tregut të jashtëm sa i përket të ushqyerit të kafshëve. Bujqësia dhe blegtoria në trend rënës.

Nga ana formale institucionet tona apo drejtoritë që merren me këshillimi  fermerëve, ajo që ndodh është se jemi përballë një situate që mbetet në kuadrin e letrave. Ne sot u përballëm me rastin e para disa ditëve që analizat në Serbi kishin nxjerrë specat e një kompanie me përmbajtje të lartë të pesticideve. Ne sot kemi një numër të caktuar fermerësh që janë goditur nga kjo politikë në kuadër të Open Balkan. Marrëveshjet nuk zbatohen me rigorozitet. Specat janë të groposura sot. Ça vlere ka t’i shtojmë kosto eksportuesit mbi koston e tij”, tha Resulaj

Përpara se të bëheshim marrëveshjet, sipas Resulit duhet të certifikoheshin laboratorë që t’i njihte Serbia.

Open Balkan një nismë politike, s’u vjen në ndihmë fermerëve. Përpara se të bënit marrëveshjet duhet të certifikonit nja 2 laboratorë që t’i njihte Serbia apo vende të tjera. Ka qenë nismë që siç ka nisur edhe po vazhdon. Ne si shoqatë por edhe në komunikim me prodhuesit, s’jemi pro kësaj nisme sepse niveli jonë i konkurrueshmërisë në rajon nuk është në nivele të tilla. Ne jemi më pak konkurrues me rajonin për sa i përket qumështit, po e marr si zë. Këto pastaj sjellin pasoja mbi konsumatorin, i cili kthehet më pas në konsumator të  vendeve të rajonit”.

Kurse Kapllan Sulaj tha se rasti me specat në Serbi ishte një kontroll rutinë dhe se sipas tij ka ndodhur edhe më parë.

“ Ky është kontroll zyrtar që bëhet nga vendi pritës. Në çdo vend kontrolli analitik është i pashmangshëm. Problemi është se përherë prodhon pesticide të reja. Kërkohen pajisje. Nuk është gjë e re ka ndodhur dhe më parë mund të ndodhë përsëri. Ka ndodhur dhe me vendet e bE. Me Serbinë s’e di nëse ka ndodhur më parë. Janë kontrolle zyrtare. Fermeri ose tregtari mund ta anlizojë mostrën në një shtet tjetër. Shtet të tretë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!