Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt përfundimit, Rama: Rilindje e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore

schedule11:45 - 8 Shtator, 2025

schedule 11:45 - 8 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se restaurimi i Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare, po shkon drejt përfundimit.

Punimet e realizuara përfshijnë ndërhyrje të thelluara restauruese dhe konservuese, me synimin për të ruajtur autenticitetin historik të këtij objekti të shenjtë, në prag të ditës së Lindjes së Hyjlindëses Mari, më 8 shtator.

“Më 8 shtator, në ditën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, po i afrohemi përfundimit të restaurimit të Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.

Punimet kanë përfshirë: Sondazhe arkeologjike e konsolidim strukturash, pastrim e heqje ndërhyrjesh të papërshtatshme, restaurim të kupolave, qemerëve, dritareve e dyerve, monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë shekullore, si një akt besimi, dashurie e përkushtimi për brezat që vijnë”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!