LUSHNJË- Restaurimi i Manastirit të Ardenicës në Lushnjë është drejt përfundimit.
Projekti nisi disa muaj më parë pas alarmit të dhënë nga studiuesit se disa struktura të tij ishin dëmtuar edhe nga shkarja e dherave gjatë tërmetit të vitit 2019.
Studiuesi Maksi Zarka tregon se restaurimi i fundit i Manastirit u bë në fillim të viteve 1900 ndaj ky investim ishte i shumëpritur.
Manastiri i Ardenicës nisi te ndërtohet që në shekullin e X me kishën e Shën Triadhës aty ku u kurorëzua Skënderbeu me Donikën.
Më pas u ndërtua kisha e Shën Mërisë deri sa manastiri mori formën që ka sot rreth shekullit të XV.
Përveç mureve rrethues të manastirit, restaurimi përfshin dyshemetë, konakët si dhe pastrim të ikonave murale brenda manastirit. Studiuesit kane propozuar qe te rindertohet edhe biblioteka e manastirit e cila u dogj ne vitin 1930./abcnews.al

