Deputeti demokrat Flamur Noka ka kërkuar që të respektohet opozita, pas një debati me kryetaren e Kuvendit, ku i referua kësaj të fundit si një kukull që e kanë vendosur në atë pozicion.
Reagimi i Nokës erdhi edhe pasi Enkelejd Alibeaj përgëzoi Nikollën për respektimin e rregullores edhe me kryeministrin Edi Rama.
Lexo edhe: Sherr pa mikrofonë Noka-Nikolla në Kuvend, deputeti ngrihet në këmbë
“Zonja kryetare, ajo që është shqetësuese në këtë parlament është konstatimi permanent që këtu po emërohet opozita dhe po përcaktohet vazhdimisht kujt i jepet fjala. Të emërosh opozitën do të thotë që ti po varros demokracinë.
E dyta, që kryeministri të mbjaë flamurin e antikurrupsionit është njësoj si ISIS të mbajë flamurin e luftës kundër terrorizmit. Respektoni opozitën që kanë zgjedhur demokratët. Tangot që ka qejf të kërcejë Edi Rama t’i bëjë diku tjetër e jo këtu në parlament”, tha ai./abcnews.al