“Respekti para gjithçkaje”, Torassa me mesazh para derbit të kryeqytetit

schedule19:10 - 23 Shkurt, 2020

schedule 19:10 - 23 Shkurt, 2020

Derbi i kryeqytetit rikthehet të premten. Të parin e fitoi Partizani, kurse të dytin Tirana. Tani është një betejë tjetër, që të dyja ekipet do duan ta fitojnë. Bardheblutë për të mbajtur kreun e klasifikimit dhe për të tentuar fitimin e titullit kampion.

Rivaliteti mes dy skuadrave dhe tifozerive është i madh. Gjithsesi është vetëm futboll dhe një mesazh pozitiv para derbit e ka shprehur edhe Agustin Torassa. Argjentinasi e ka përjetuar derbin edhe në krahun tjetër, atë të kuq.

Tanimë është pjesë e Tiranës, por kjo nuk e ndalon atë të pozojë me tifozët e Partizanit. Sulmuesi ka shpërndarë një foto nga “Air Albania Stadium”, ku shfaqet me dy tifozë të vegjël. /abcnews.al

 

Postimi i sulmuesit Agustin Torassa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!