Marcus Thuram, djali i legjendës franceze Lilian Thuram, shënoi golin e dytë dhe të tretë për M’Gladbach kundër Union Berlin. Sulmuesi i talentuar është ngjitur në shifrën e 10 golave në Bundesliga dhe festa e tij pas realizimit të golit të parë mori vëmendje të madhe.
Numri 10 i Gladbach u ul në gjunjë, në shenjë proteste kundër racizmit. Kjo ulje në gjunjë është shenjë e protestës, ose më saktë, organizimit “Black Live Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen).
Gladbach’s Marcus Thuram takes a knee after scoring
(via @beINSPORTS_EN)pic.twitter.com/gwC6LhdDrV
— Bleacher Report (@BleacherReport) May 31, 2020
Kjo organizatë ishte krijuar para disa kohësh dhe ishte shumë aktive në luftën kundër racizmit, por pas vrasjes së George Floyd në Mineapolis, Amerikë, ka nisur një valë e dytë. Festa e Thuram ka marrë shumë komente mbështetëse në rrjetet sociale, me shumicën e fansave që komentonin “Respekt!”./acbnews.al
Besonderer Moment im BORUSSIA-PARK: @MarcusThuram kniet nach seinem Treffer nieder. ?#Bundesliga #BMGFCU 2:1 pic.twitter.com/Jln0Xp2Wfq
— Borussia (@borussia) May 31, 2020