Prej kohësh mbahet mend më shumë për momentet e agonisë.
Armando Broja mund të cilësohet si një nga futbollistët më të pafat në Europë vitet e fundit, por gjithsesi siç ka thënë dikur Kristiano Ronaldo, pas stuhisë del dielli.
Sulmuesi që ka luajtur vetëm 6 ndeshje të paplota tek Evertoni këtë sezon në Angli, dha sinjalet e para pozitive në “Uembli” ndaj Anglisë, dhe pastaj u paraqit mjaft mirë kundër Andorrës, në sfidën e dytë eliminatore të Kupës së Botës.
Ishte ai krijuesi I golit të dytë të shënuar nga Manaj, duke u treguar altruist.
Dikush mund të thotë se përballë ishte thjesht Andorra, por gjithsesi, 23-vjeçari nuk e pati problem që trajneri Silvinjo e zhvendosi si lojtar ofensiv I krahut të djathtë.
Kjo nuk mbeti pa u pikasur në Angli, dhe analistë të ndryshëm mendojnë se Evertoni duhet të gjykojë seriozisht nëse do ta mbajë apo jo përfundimisht Brojën.
Lajmet janë që Çelsi, pavarësisht respektit për të, do ta largojë nga skuadra dhe në fuqi mbetet kërkesa për 30 milionë paundë për kartonin.
Trajneri I Evertonit, Dejvid Mojes, me të drejtë ka dyshime sepse lojtari nuk jep garanci të mjaftueshme nga ana fizike, diçka jo për faj të tij.
Gjithsesi, kur ka qenë në formë, shqiptari ka treguar se di të bëjë diferencën në sulm.
Pak a shumë, si Kristian Asllani që lufton për fatin e tij tek Interi, edhe Armando Broja është në udhëkryq në Angli.
Talenti nuk I mungon, sot ka më shumë përvojë dhe duket më I shoqërueshëm, ndërsa luftet që të ketë më shumë fat./abcnews.al