Futbollistët e Manchester Cityt janë ndër më të paguarit në Angli dhe emra si Raheem Sterling, Kyle Walker, Benjamin Mendy dhe John Stones, nuk i thonë kurrë “jo” festave të çmendura. Kështu ka ndodhur dhe pas fitores 1-6 kundër Aston Villës dhe mediet britanike kanë arritur të nxjerrin disa “sekrete” të festës së tyre.
Lojtarët e Manchester Cityt kanë paguar rezervimin për 24 orë të resortit luksos, “The Mere” dhe së bashku me ta, kanë paguar dhe 15 modele Instagrami t’iu bashkohen në festën e çmendur.
Këto modele, punojnë për dy firma PR italiane dhe kanë pranuar t’iu bashkohen futbollistëve në festën e zhvilluar. Deri më tani, nuk është zbuluar asnjë emër sa i takon futbollistëve, por disa foto të paqarta po qarkullojnë në rrjetet sociale./abcnews.al