Reshjet “shpëtojnë” energjinë, Balluku: Ka prurje të konsiderueshme, mund të dalim në treg për të shitur

schedule14:09 - 18 Nëntor, 2022

schedule 14:09 - 18 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën e kantierit Orikum-Dukat së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe deputetin Blendi Klosi.

Gjatë inspektimeve mes reshjeve të shiut, Balluku njoftoi përmirësimin e situatës energjetike dhe shtimin e prurjeve në liqenin e Fierzës.

Pjesë nga biseda gjatë inspektimeve:

Balluku: Tani, na kapi shiu po nuk na vjen keq me thënë të drejtën.

Rama: Jo. Jo. Shiun mezi e presim. Po atje lart ka shi?

Balluku: Ka shi lart. Ka prurje te konsiderueshme. Ka pasur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, kanë nisur tani në 12 dhe pritet të mbarojnë në 12 të natës. Ka pasur prurje në liqenin e Fierzës, të cilën ne po e konservojmë. Jemi duke shkuar në 268 metra në këto momente.

Sa i përket pjesës së Komanit dhe Vaut të Dejës po tregohemi të kujdesshëm, por duhet të shohim si do ta menaxhojmë, pasi prurjet do të jenë edhe gjatë ditës së nesërme dhe do të vazhdojnë deri në datë 23. Duhet te jemi të kujdesshëm për të mos pasur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim në treg për të shitur.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!