Reshjet kanë dëmtuar murin mbajtes të rrapit të Bërzeshtës, i cili është i përfshirë tek monumentet e natyrës.
Kryetarja e bashkisë Prrenjas Miranda Rira kërkon ndihmë që të ndërhyhet për të mbrojtur rrapin 560 vjeçar i cili përfaqëson një histori shumë shekullore të zonës.
Rrapi është lënë në harresë prej kohësh , por reshjet e ditëve të fundit e kanë dëmtuar në disa pjesë të tij . Ai ka një lartësi rreth 26 cm dhe ka 26 degë, të cilat ende ruhen mirë./abcnews.al