Reshjet rekord të borës “mbuluan” Korenë e Jugut, raportohet për 5 viktima

schedule21:40 - 28 Nëntor, 2024

schedule 21:40 - 28 Nëntor, 2024

Pesë persona thuhet se kanë vdekur nga reshjet e borës që përfshiu Korenë e Jugut, me kryeqytetin e saj Seulin që po përballet me reshje të mëdha bore.

Bëhet e ditur se rreth 142 fluturime nga Seuli janë anuluar pasi vendi po përballet me ditën e dytë të temperaturave të ngrira dhe 76 linja tragetesh janë pezulluar.

Banorëve u është thënë që të përmbahen nga drejtimi i automjetit, ndërsa rreth 1,285 shkolla janë mbyllur në Gyeonggi, provinca më e populluar e Koresë së Jugut, ngjitur me Seulin, shkruan skynews.

Të mërkurën, qyteti me 9.4 milionë banorë regjistroi sasinë më të madhe të reshjeve të borës në nëntor që nga fillimi i regjistrimeve një shekull më parë – më shumë se 40 cm borë.

Një tjetër person ka humbur jetën në një aksident trafiku pasi një autobus ka rrëshqitur në një rrugë me akull. Siç raportohet, aeroporti Incheon në Seul ishte më i prekuri nga moti ekstrem pasi pasagjerët u përballën me vonesa mesatarisht rreth dy orë.

Megjithatë, që nga dita e sotme, kushtet duket se po lehtësohen  pasi zyrtarët e motit kanë hequr tashmë paralajmërimet për borë të dendur në zonën metropolitane të Seulit.