Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme tek akset në Prefekturën e Gjirokastrës.
Në orët e para të mëngjesit është bllokuar segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë për shkak të rreshjeve të shiut dhe rënies se inerteve nga lartësitë.
Aktualisht aksi rural është i kalueshëm vetëm me një sens drejtimi.
Bashkia Tepelenë po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve ndërsa nuk raportohet për problematika në zona të tjera apo akset nacionale.