Reshjet masive, Pjerin Ndreu: Dikur përmbytjet shkonin 40%, sot 8%

schedule19:48 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 19:48 - 15 Dhjetor, 2022

LEZHË – Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh në ABC, se situata e përmbytjeve në qytetin që ai drejton është drejt përmirësimit. Ndreu u shpreh se ka disa “pika të zeza” në Lezhë që vijojnë të jenë problematike, për shkak se hidrovori është mbi nivel dhe nuk e bën siç duhet kullimin e ujit.

“Në përgjithësi situata me përmbytjet është pozitive. Megjithatë kemi disa zona problematike të vogla. Përmbytjet nuk janë shumë prezente. Kryesisht pjesa e Torrovicës afër Hidrovorit. Për shkak të hidrovorit, pasi ka rënë toka nën nivel dhe hidrovori nuk thith ujin. Ne kemi bërë kanalet kulluese por është një pjesë e vogël problematike. Nuk kemi probleme në banese dhe as në rrugë” tha Pjerin Ndreu.

Nderu mes të tjerash ka thënë se zonat më problenatike janë Grash – Zojs – Blinisht. Megjithatë sipas tij falë punës së bërë nga bashkia tashmë përmbytjet kanë rënë në 8% dhe jo kohë më parë ku përmbytjet arrinin deri në 40 %.

“Në raste të tjera u përmbyste 40%. Ndërkohë tani as fusha e Torrovicës nuk është përmbytur si më parë.”

“Për pjesën e hidrovorit e kemi kërkuar disa herë dhe i takon ministrisë së Bujqësisë. Duhet të ulet lartësia e Hidrovorit dhe kështu zgjidhet pjesa e Torrovicës.”

“Pjesa e të mbjellave nuk është dëmtuar. Kemi cuar ndihma deri në 100 familje.” tha Ndreu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!