Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në orët e fundit kanë bërë që të bllokohet qarkullimi i banorëve në rrugën Gostimë-Polis Sheh.
Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Gostimë, të bllokuara kanë mbetur fshatrat Polis Sheh, Fushë Bullë të cilët lidhin me njësinë Administrative të Polisit.
Ndërkohë, shembje toke ka në rrugën Polis-Sheh, lagjja Gjerë. Të bllokuar kanë mbetur banorët dhe nxënësit ndërsa është bërë i pamundur edhe furnizimi i banorëve me ushqime. /abcnews.al/