Reshjet me erë të fortë gjatë natës kanë shkaktuar probleme në shumë zona të vendit. Në rrugën e Torovicës nga mali kanë rënë shkëmbinj, por për fat nuk ka patur dëme në njerëz.
Në fshatrat e Fushë Krujës gjatë gjithë natës ka pasur prezencë uji në rrugë dhe në banesa. Rruga Thumanë-Fushë Krujë mbeti e bllokuar për disa orë. Kurse vërshimet e lumenjve Drojë dhe Zezë kanë bërë që niveli i ujit të rritet në këtë territor.
Ndërkohë siç raportojnë gazetarët probleme ka patur edhe në zonën e Kurveleshit. Rruga Tepelenë-Kurvelesh është bllokuar nga inertet që sollën reshjet./ABC News Albania 24/7