Reshje me intensitet të lartë ka pasur në Qarkun e Dibrës. Por, pavarësisht reshjeve, situata deri tani nuk ka probleme të mëdha.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.
Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.
Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.